U akuzuan se lejuan ndërtimin e një hoteli të madh në Llixha/ Prokuroria jep urdhër lirimi për dy inspektorët e bashkisë Elbasan

0

Prokuroria jep urdhër lirimi për dy inspektorët e bashkisë Elbasan.

Alian Zabeli dhe Donald Ziu, dy inspektorët e arrestuar pak ditë më parë në Elbasan për shkak se akuzoheshin se kishin lejuar ndërtimet pa leje janë liruar ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se lirimin i tyre mban “firmën” e prokurorit të Elbasanit që ka dërguar në gjykatë kërkesën për lirimin e tyre nga paraburgimi.

Kjo e fundit pas marrjes së kërkesës ka çmuar si të paligjshëm arrestimin e dy inspektorëve të Inspektoratit Vendor, Elbasan.

Inspektorët u akuzuan se kishin lejuar ndërtimin e një hoteli të madh në zonën e llixhave, pronari i të cilëve u vu në kërkim policor pak ditë më parë nga uniformat blu. Por duket se ndalimi është i paligjshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu