U bullizua për virgjërinë, Sindi e Për’Puthen jep një lajm për të gjithë publikun

0

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, u kthye në personazhin më të komentuar të emisionit në media e rrjete sociale pasi deklaroi publikisht se s’kishte pasur kurrë një lidhje dashurie dhe kontakt fizik me asnjë mashkull.

Tema e virgjërisë së saj ishte ndër më të prekurat jo vetëm në emision, por edhe jashtë tij dhe Sindi u identifikua si “vajza e virgjër” e “Për’puthen”, e cila gjithashtu u bullizua shumë. Sindi kaloi një periudhë tepër të vështirë në fillimet e saj, duke iu dashur të përballet me komentet e publikut dhe bullizmin e hapur për virgjërinë.

Madje, ky stres e bëri konkurrenten të humbasë shumë kilogramë brenda vetëm pak ditësh. Mirëpo, tashmë gjithçka ka ndryshuar për Sindin dhe siç ajo është shprehur në një postim në Instagram, vajza e virgjër është tashmë më e fortë se kurrë dhe nuk ia ndjen për komentet e askujt.

“Kam një super news për të gjithë ju!!!

E mbani mend atë Sindin që hyri në fillim dhe vriste mendjen përse e gjithë Shqipëria dhe konkurentet e bullizonin për faktin që nuk kishte pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me dikë përpara? Eh, ajo Sindi nuk është më… Vazhdoni komentoni, dërgoni mesazhe negative se nuk më intereson aspak… Vazhdoni mbushni emisionin/ faqjen tuaj duke përmendur emrin tim sepse aq jetë keni dhe doni të përfitoni sadopak nga imazhi im.

Unë KURRE nuk do të ndryshoj për askënd, dhe çfarëdo qoftë opinioni im do ta them me ZE TE LARTE se përderisa jam ulur në atë karrige e meritoj ta them opinionin tim përpara një Shqipërie dhe jo duke urryer nëpër komente dhe duke i bërtitur televizorit… Për të gjithë ju që vazhdoni kaq dëshpërimisht të komentoni zërin dhe virgjërine time… Ndërroni stacionin se nuk po ju dëgjon askush, po flisni pafund edhe po i shtoni hormonet e këqija vetes suaj… se unë nuk kam si i çliroj po ju e keni zgjidhjen.

Prandaj BYE dhe FALEMINDERIT për vëmendjen që më jepni gjithmonë… Tani kjo e virgjëra do shkoj të punoj për të ngjitur shkallët e suksesit, ndërkohë ju qëndroni në baltën tuaj 👋🏻✌🏻”- ka shkruar Sindi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu