U emërua zv.ministër pas largimit nga PD-ja/Kadia:”Mund të jem edhe deputet, edhe përkthyes nëse më ofrohet”.

0

Besart Kadia, zëvendësministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, i rekrutuar së fundmi nga Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Arian Çanin.

I pyetur se çfarë mund t’i ofrojë ai qeverisë dhe Shqipërisë, Kadia ka thënë se flet shumë mirë anglisht dhe kjo mund të ndihmojë integrimin e vendin në BE, sepse ai mund të komunikojë me njerëz të huaj të rëndësishëm.

Besart Kadia: Një pikë e imja e fortë, është komunikimi në anglisht… Kjo mund të ndihmojë në integrimin në BE, diskutime me njerëz të rëndësishëm…

Curri: Përkthyes e? Kjo është shumë pak…

Arjan Çani: Moooooos

Kadia ka shpjeguar edhe arsyet përse e pranoi ftesën e Edi Ramës për t’u bërë zv.ministër. Sipas Kadisë, Rama ka pëlqyer idetë e tij dhe ai do të shërbëje për të integruar Shqipërinë në BE. Kadia tha se nuk i ka ndryshuar idetë e tij dhe shprehu gadishmërinë të bëhet edhe deputet, nëse Rama do ta ftojë.

“Unë dua të them, jam ekonomist, për mua idetë janë të parat, pastaj vijnë përkatësitë politike. Unë jam zv. ministër i shtetit që drejtohet nga Edi Rama. Kemi sfida për të integruar Shqipërinë në BE. Unë kam marrë përsipër të bëjë gjëra të paveshura me politikën. Kjo nuk do të thotë se nuk do të mbështes Ramën, kur jemi në të njëjtën linjë. Nuk kam hequr dorë nga bindjet e mia pro biznes, pro tregut të lirë. Mendoj se Rama ka qenë konseguent, për të çuar përpara idetë. Unë nuk kam qenë dakord për shumë gjëra, por nuk jam armik me ata që mendojnë ndryshe. Përveç taksës progresive, që mendoj se është gabim, vijoj të mendoj se nuk është e duhura“.

Kadia deklaroi gjithashtu se është gati të bëhet deputet, nëse Rama do ta ftojë.

“Në rast se Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura, patjetër që po. Kam bërë diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia“, tha Kadia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu