U fut fshehurazi në banesë, arrestohet 22-vjeçari që përndiqte ish-të dashurën e tij

0

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi përndiqte ish-të dashurën e tij italiane. Ajo 44-vjeçe, e divorcuar dhe me fëmijë, ishte ndarë prej kohësh me shqiptarin por ky i fundit nuk hiqte dorë duke e telefonuar vazhdimisht, orar dhe pa orar, ditën dhe natën, madje edhe duke e ndjekur rrugës për në shtëpi

Kjo jo për faktin se ai digjej nga dashuria apo pasioni për italianen, as për xhelozi.

Shqetësimi i vetëm i tij ishte të jetonte në shtëpinë e gruas pasi nuk kishte ku të fuste kokën.

44-vjeçarja jetonte në Castelfranco Emila. Por mëngjesin e të martës, 2 shkurt, shqiptari duket se kaloi çdo limit.

Hapi me një kaçavidë një nga dritaret e shtëpisë dhe hyri vjedhurazi në banesë.

Gruaja, e frikësuar nga ndërhyrja e papritur, thirri karabinierët të cilët mbërritën menjëherë dhe e arrestuan të riun shqiptar. Tashmë përveçse hyrjes me forcë në banesë ai do të përballet edhe me akuzën e përndjekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu