U hodh nga pallati për t’u vetëvrarë, burri bie sipër 29-vjeçares dhe e vdes në vend!

0

Një përpjekje për vetëvrasje nga një burrë në San Diego, SHBA, u kthye në tragjedi edhe për një 29-vjeçare e qaujtur Taylor Kahle.

Ngjarja ndodhi në lagjen East Village të qytetit kalifornian ku burri vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga një ndërtesë e lartë.

Por rastësia apo fati tragjik i 29-vjeçares bëri që ajo të humbte jetën pasi burri ra sipër saj teksa ajo po kalonte në rrugë.

Kahle u shpall e vdekur në vend, rreth orës 19.30 me orën lokale.

Dëshmitar i skenës së tmerrshme ishte i dashuri i saj me të cilin sapo kishte darkuar në një restorant në atë zonë.

Burri që tentoi vetëvrasjen u plagos rëndë nga goditja dhe u dërgua në spital, por ndërroi jetë pak minuta më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu