U kallëzua penalisht nga recepsionistja për vjedhje? Avokati i kryebashkiakut të Gramshit zbulon çfarë ka ndodhur

0

Avokati i kryebashkiakut të Gramshit Esmerald Xhafa ka folur për Fax News duke thënë se Klodian Tace ka shkuar në polici vetëm për të bërë deklaratë si dëshmitar për veprën penale të vjedhjes së parave, jo si i akuzuar.

“Klodian Tace ishte i punësuar pranë një subjekti privat dhe një punonjëse ka bërë kallëzim. Më pas Tace është paraqitur në komisariatin e policisë Tiranë, ka bërë deklarimin dhe referuar proces verbalit, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ndërsa nga ana e prokurorisë pranë gjykatës të tiranës, kjo çështje i është kaluar komisariatit për zbulimin e autorit. Duke qenë se nuk është zbuluar autori, është pushuar çështje.

Bazuar në akt deklarimin, Tace nuk ka asnjë pikë që duhet ta bënte të ditur këtë fakt. Fakti është se nuk ka qenë as i ndaluar, as i arrestuar, thjesht ka dijeni për kryerjen e një vepre penale, e cila më pas është pushuar. Nuk është marrë as për tu ripyetur dhe nuk ka pasur asnjë lloj cilësimi tjetër juridik por si person që ka dijeni për veprën penale”, tha Xhafa.

Kryebashkiaku i Gramshit Klodian Taçe dyshohet se ka fshehur hetimin e vitit 2009 nga prokuroria e Tiranës, sipas fakteve te bera publike, ku ai është kallëzuar penalisht nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore me akuzèn e vjedhjès së 68 mijë lekëve të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu