U kap duke vjedhur karburant nga mjetet që punojnë për By Pass-in, arrestohet 51-vjeçari

0

Policia e Vlorës ka arrestuar një 61-vjeçar dhe ka proceduar një të moshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan në gjendje të lirë, shtetasin F. V., 61 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Ujësjellsit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu