U kap me pistoletë, i forti Tepelenës jep 50 milion lekë garanci dhe gjyqtari e nxjerr të lirë

0

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, ka nxjerrë sot nga burgu, Renato alias Andrea Çaushin, i arrestuar disa ditë më parë nga policia e Sarandës dhe Vlorës, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.

Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjyqtari i çështjes Sokol Pine, i cili është deleguar nga Saranda në Gjirokastër, për të gjykuar çështje penale dhe civile.

Me këtë vendim, që prej ditës së sotme Renato Çaushi, i konsideruar si i “forti” i Tepelenës, ka dalë nga qelia duke vijuar sërish të qëndrojë i lirë edhe pse ndaj tij vijon të jetë e hapur në Sarandë një çështje penale, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.

Kjo akuzë parashikon një dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Ndërsa personi i arrestuar ka pasur dhe më parë precedentë penale, duke u ndaluar nga policia për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Por tashmë këto akuza kanë rënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërsa edhe këtë përballje të përsëritur me drejtësinë Shqiptare, Renato Çaushi, ka dalë fitimtar duke paguar një garanci pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu