Shkoi për të qëlluar në poligon, humb jetën i riu në Kosovë, pasi plagoset me armë

0

Një 24-vjeçar në Kosovë ka humbur jetën pasi është plagosur me armë zjarri në një poligon në Obiliq. Telegrafi shkruan se lajmin për plagosjen e të riut, e ka dhënë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, theksoi Borovci.

Ndërkohë që 24-vjeçari ka humbur jetën në spital, pasi nuk u rezistoi dot plagëve të marra.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu