U kapën me drogë, arrestohen dy persona në Tiranë

0

Dy persona u arrestuan në Tiranë, pasi u kapën me drogë.

Gjatë kontrollit fizik të një 38-vjeçari, forcat e policisë gjetën një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq në pranga ra edhe një 26-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan kokainë dhe kanabis, fara të dyshuara narkotike kanabis, dy grirëse metalike dhe një shkop metalik si ato të Policisë.