Grabiti një shumë parash në një banesë, arrestohet 28-vjeçari në Cërrik

0

Një 28-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi grabiti një shumë parash në një banesë.

I riu mëngjesin e së hënës, më 6 maj, ka vjedhur 420 euro në banesën e një 67-vjeçari në fshatin Shushicë.

Një pjesë e parave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi ka kryer këtë vjedhje, ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë.

28-vjeçari është dënuar më parë për vepra penale në fushat e vjedhjes, narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu