Kërkesa për vendosjen e maskës në një dyqan nga roja i sigurisë, ka përfunduar me goditjen e këtij të fundit 27 herë me thikë nga dy motra. Ngjarja është regjistruar në Chicago, ku roja 32-vjeçar u ka kërkuar motrave Hill përkatësisht 18 dhe 21 vjeç të vendosin maskën.
Zyra e Avokatit të Shtetit Cook County ka deklaruar se burri u kishte thënë motrave që duhej të vendosin një maskë dhe të përdornin mjete për pastrimin e duarve, shkruajnë mediat e huaja.
Duket se kjo kërkesë i ka revoltuar shumë ato. Pas një debati verbal, Jessica Hill, 21, nxori një thikë dhe e goditi atë 27 herë në shpinë, qafë dhe krahë, sipas kallëzimit penal. Motra e saj, 18-vjeçarja Jayla Hill, e mbajti viktimën për flokë ndërsa ndodhi sulmi.
Të dyja vajzat kuzohen për vrasje të shkallës së parë, sipas policisë. Seanca gjyqësore e radhës është caktuar 4 nëntor.