U kishte shitur shtëpinë dhe i kishte lënë në rrugë. Detaje të reja nga Përparimi që vrau dy motrat

0

 

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e dy motrave Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u ekzekutuan më 31 Dhjetor nga Përparim Ademi, i dashuri i të dyjave.

Para disa vitesh Përparim Ademi u ka shitur apartamentin ku jetonin dy viktimat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ky apartament ishte në një pallat në afërsi të banesës së tij pranë ish-parkut të autobuzëve në Tiranë, i cili ishte në pronësi të dy motrave, Ademi e ka shitur disa vite më parë, duke i lënë ato në mes të rrugës.

Më tej gazetarja tregon se dy motrat kanë mbetur pa shtëpi, janë strehuar për një periudhë kohe në shtëpinë e Përparim Ademit, të gjithë bashkë.

Më pas, njëra prej motrave është larguar në drejtim të Greqisë dhe ka mundur të bëj disa fitime parash dhe kanë blerë me kredi apartamentin në zonën e Astirit, të njëjtën banesë që dy motrat, Metani e Bardhi u ekzekutuan në vigjilje të Vitit të Ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu