Teste me tamponë për të gjithë lojtarët e Barcelonës/A ka rezultuar ndonjëri pozitiv?

0

Lajme të këqija për Barcelonën. Dy pjestarë të stafit teknik të skuadrës së Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi katalunas, që nënvizon se personat e infektuar janë izoluar menjëherë në banesat e tyre.

Po ashtu, siç parashikohet në protokollin sanitar, e gjithë skuadra i është nënshtruar paraditen e së martës testeve me tamponë për të mësuar nëse ka të tjerë pozitivë.

Pavarësisht frikës, mediat spanjolle bëjnë të ditur se asnjë futbollist apo pjestar tjetër i stafit teknik nuk ka shfaqur simptoma që lidhen me Covid-19. Po ashtu, duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja katalunase “El Mundo Deportivo” ndeshja në La Liga Athletic Bilbao-Barcelona, në program për t’u luajtur të mërkurën në mbrëmje nuk rrezikon të shtyhet. Por vigjilja e kësaj sfide shumë të rëndësishme nuk është aspak e mirë për ekipin e Ronald Koeman, që i është dashur të ndryshojë programin përgatitor, duke anuluar edhe seancën stërvitore që duhet të zhvillonte paraditen e sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu