U martua me serb,prindrit e rrahin brutalisht

0

Një familje nga Bosnje-Hercegovina  është dëbuar nga Franca pasi kishin rrahur vajzën e tyre.

Ata i kishin rruar flokët vetëm se ajo kishte dëshirë të martohej me një serb.

Ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ata të cilët kanë bërë lajmin të ditur për qytetarët.

Sipas informacioneve të dhëna nga vetë ministria pesë anëtarët e familjes së kësaj vajze në lindje të qytetit Bezanson, është deportuar për në Sarajevë.

“Ky dëbim nga territori ynë vjen si rezultat i sjelljes së pahijshme të familjes gjatë gushtit, në veçanti pas rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të bijës së tyre që ka qenë e dashuruar në një serb të ri, një person që i përket një besimi tjetër”-  thuhet në deklaratën e ministrisë

E për këtë adoleshente do të përkujdesen organet kompetente, dhe sapo të arrin moshën madhore do të gëzojë të drejtën për qëndrim në Francë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu