U ndanë nga njëra-tjetra kur ishin vetëm 2-vjeç, motrat binjake takohen pas 25 vitesh

0

Historia e dy motrave të cilat u ndanë qëkur ishin njëra dy dhe tjetra një vjeç ka prekur zemrat e të gjithë amerikanëve.

Pavarësisht se të ndara, njërës prej motrave Brittany Bigleyt për asnjë moment nuk iu shua shpresa se Amanda mund të jetë diku jashtë.

“Kur isha dy vjeç dhe Amanda Stiles një, u ndamë nga nëna dhe babai dhe na vendosën në një jetimore. Por babai fitoi kujdestarinë për mua, e prindërit që e adoptuan Amandan shkuan larg nesh. Ishte një adoptim që e bëri t’ia ndryshojnë asaj emrin”,tha Bigley.

Por me kalimin e kohës Stiles u zhvendos në Kaliforni, kurse Bigley vazhdoi jetën në Utah.

E pas 25 viteve, që nga ndarja e tyre në vitin 1993, motrat filluan ta kërkojnë njëra-tjetrën, por pa ndonjë sukses.

Bigley që punon si menaxhere dhe tani është nënë e një fëmije, ruajti shpresat dhe besonte se Amanda është diku gjallë dhe gjithmonë ëndërronte që edhe një herë ta përqafojë.

Kur i mbushi 10 vjeç Bigley mbeti vetëm pasi i vdiq babai, duke u detyruar që të shkojë në një jetimore me vetëm disa fotografi që të ruante kujtimin për motrën.

“Bëra një video ku flisja për përvojën time, dhe e ish-e dashura e babait më kontaktoi. Ajo punon në një jetimore dhe më ndihmoi shumë me informacionet për të cilat kisha nevojë”, ka shtuar Bigley.

Me informacionet e reja që i kishte në dispozicion dhe emrin e ri të motrës pas adoptimit, ajo arriti ta gjurmojë në Facebook.

“Kur pashë fillimisht fotografinë më ndali zemra së rrahuri. Ajo kishte sy të mëdhenj sikurse unë, hundën e njëjtë. Ngjanim shumë me njëra-tjetrën”, ka shtuar Bigley.

Ajo i shkroi Stiles dhe ajo iu përgjigj duke i thënë se ka një motër të cilën nuk e ka parë prej vitesh.

“Kur pranova mesazhin, me erdhën miliona emocione. Ishte një prej ditëve më emocionuese në jetën time”, shtoi Stiles.

“Më në fund u takuam. Ndodhi në mars të vitit 2017 në plazhin Laguna në Kaliforni”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu