U përfshi rastësisht në atentatin me 3 viktima në Fushë-Krujë, Besmir Hoxha ishte në pritje të fëmijës së dytë

0

Në datë 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë-Krujës, një atentat me 4 autorë la të vdekur 3 të rinj, konkretisht, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Djemtë me të shkuar kriminale u ekzekutuan me mbi 50 plumb kallashnikovi që më pas shkrumbuan mjetin e tyre. Pak para se të vriteshin, të rinjtë hëngrën e pinë bashkë, ndërsa Diklenti e parandjeu ngjarjen dhe pak para se të vritej kishte thirrur në telefon nënën dhe motrën e tij.

Dikleni ishte arrestuar në vitin 2017 për drogë, ndërsa Brilanti është kushëriri i Ervis Martinaj dhe dyshohet se është objektivi i atentatit të 17 korrikut dhe kjo për shkak se akuzohet për vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela dhe vrasjen e ish-oficerit të policisë Xhelal Reçi. Sa i përket Besmir Hoxhës, ai ishte baba i një fëmije të vogël 2 vjeç, ndërsa e ka gruan shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë. Brilanti përdorte Diklenin si truprojë, ndërsa Besmirin e kishte marrë atë ditë shofer për ta dërguar në një servis në Tapizë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu