U përjashtua nga PD,Vokshi:Një makineri hidhte me breshëri bombat e gazit në 8 janar

0

Deputetja Albana Vokshi, e cila u përjashtua dje nga partia, foli rreth protestës së 8 janarit. Në studion e “Faxnews”, Vokshi tha se gazi lotsjellëës është hedhur ndaj protestuesve nga një makinë, e cila lëshonte granatat e gazit me breshëri nga distancë e largët. Ndër të tjera, deputetja tha se ka patur armë që janë përdorur brenda selisë blu, të cilat janë nxjerrë jashtë nga deputetët demokratë që mbështesin kryetarin e PD Lulzim Basha.

Për sa i përket përdorimit të gazit lotsjellës në protestën e 8 janarit, Vokshi tha se është përdorur më tepër gaz në protestën e shtunës sesa në 10 protesta të opozitës kundër qeverisë socialiste.

” Është hedhur gaz helmues pafund. Në 10 protestat e bëra kundër Edi Ramës nuk ka qenë në këtë sasi që u hodh në 8 janar. Kam qenë përjashta me një grup zonjash për të treguar që jemi paqësor. Në cilën shpi të ndalon dikush të hyjë? A jam deputete? Përse mua nuk më lejohet dhe disa kolege të mija lejohen të futen në seli? Tashmë është vënë një regjim Basha-Rama. Ishte pak mes tyre. Në momentin që eshte hapur dera e parë ka ndërhyrë policia. Ka qenë e dakordësuar. Në momentin që do shpërthehej dera e parë e blinduar do ndërhynte policia. Policia ka qëlluar me plumba gome a nuk e di si quhen, nga shumë afër. Ka informacione që një pjesë e armëve që u lejuan në Selinë e PD-së kanë nëpërmjet deputetëve por nuk jam unë që duhet ta vërtetoj. Të njëjtat mjete që përdor policia ndodhen brenda selise se PD-së. Kush i lejoi të futeshin? A janë të lejueshme të përdoren nga civilët? Kush drejtonte brenda? Kush i futi armët brenda selisë së PD-së? Unë personalisht kam qenë në lulishte nuk kam qenë afër. Pse duhet të hidhej gaz aq larg? Kush rrezikohej aq larg. Ka qenë një makinë si kjo që përdoret për të hedhur ujë ndaj turmës për ta shpërndarë. Njëra prej tyre kishte një makinëri që hidhte në breshëri ato bombat e gazit dhe i hidhte ndaj demokratëve që ishin përtej urës. Kush rrezikohej përtej urës?”, u shpreh deputetja Albana Vokshi në “Faxneës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu