Vetëvendosje tërhiqet nga koalicioni me LDK-në në Dragash: Do bëjmë opozitë

0

Dega në Dragash e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos jetë pjesë e ekzekutivit lokal. Këtë gjë e ka bërë të ditur dega e VV-s në Dragash me anë të një postimi në Facebook. Në postim shkruhet se do të mbeten opozitë e LDK-së dhe kryetarit Bexhet Xheladini.

Pjesë nga postimi:

Meqë dega e LDK-së në Sharr nuk e ka seriozisht ndryshimin dhe shenjë për këtë është shkelja mbi parimet e marrëveshjes që mundësoi ndërrimin e qeverisjes në komunë, nuk ka më kuptim që si Lëvizje VETËVENDOSJE! të përfshihemi në një ekzekutiv të tillë komunal. Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesëve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit. Ka shumë punë për ta arritur ndryshimin e vërtetë në komunën tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sharr do të jetë në opozitë përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke mbrojtur interesin publik e dukepërcjellur me vëmendje secilin hap që do ndjekë qeverisja aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu