U përplas nga gomonia në Jalë, Sefa jashtë rrezikut për jetën! E fejuara: Jemi sërish bashkë

0

E fejuara e tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë

Agostin Sefa, i riu i cili mbeti i plagosur në plazhin e Jalës pasi drejtuesi i gomones Gjergj Pituli humbi drejtimin e mjetit lundrues dhe përplasi pushuesit, është jashtë rrezikut për jetën. E fejuara e tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin.

Faleminderit Zot që pas një sfide shumë të vështirë ne jemi prap bashkë. Na bëre që të jetojmë edhe një herë jetën. Na dhe mundësinë që të duam përsëri njëri-tjetrit. Ishte sfidë shumë e madhe por falë Zotit duart tona janë të bashkuara dhe ne jemi mirë. Zoti është i madh”, shkroi 25-vjeçarja e identifikuar si E.Gj.

U përplas nga gomonia në Jalë, Sefa jashtë rrezikut për

Aksidenti ndodhi në një ndër plazhet më të populluara në vend, që nxori në pah mungesën e kontrollove dhe kufizimeve nga ana e policisë ndaj mjeteve lundruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu