U qëllua nga babai dhe vëllai 7 herë me thikë, ndërron jetë i riu shqiptar në Greqi

0

 

Ditën e djeshme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Therissos, Heraklion të Greqisë. Në konflikt e sipër, një 26-vjeçar shqiptar u sulmua me thikë nga babai dhe vëllai i tij.

Pas sulmit, djali u dërgua në spital, por fatkeqësisht i riu ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kujtojmë se 26-vjeçari u sulmua 7 herë me thikë, pikërisht nga i ati dhe vëllai i tij i vogël.

Pas mbërritjes në spital, i riu iu nënshtrua ndihmës mjekësore, por plagët e rënda në trup bën që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohet dhe të humbasë jetën në orën 5 të mëngjesit të sotëm. Gjatë dëshmisë së tij djali nuk ka pranuar që të tregojë emrin e të atit, si autor i sulmit por pas këqyrjes së materialeve u zbulua se pas krimit fshihej babai 55-vjeçar dhe djali i tij i vogël. Motivet e ngjarjes së rëndë që përfundoi në tragjedi nuk dihen ende, por hetimet për të zbardhur të vërtetën kanë nisur.

Burimi: ethnos.gr/ellada/joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu