U qëllua për vdekje me thikë në Angli, viktima është nga Elbasani

0

Një 22-vjeçar humbi jetën të enjten e 13 Majit në Angli, pasi u qëllua me thikë pas një sherri mes disa personave.

Viktima është Armend Xhika. Mësohet se i riu është nga qyteti i Elbasanit. Fillimisht ai u dërgua në spital me shpejtësi për ndihmë, por plagët ishin tepër të rënda dhe nuk mundi që të mbijetonte.

Viktima Armend Xhika

Deri tani policia angleze ka arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe të tjerë që ishin të përfshirë në sherrin me thika që përfundoi me një të vdekur në Pitsmoor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu