U raportua e vdekur, e moshuara gjendet me shenja jete në banesë

0

Një e moshuar e cila u raportua se kishte vdekur është gjetur me shenja jete brenda banesës së saj. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në Durrës, në lagjen 4 pranë ‘Blu Starit’.

Nga raportimet mësohet se gruaja e moshuar, 80-vjeçe, e cila jetonte vetëm në një banesë, është raportuar fillimisht se kishte ndërruar jetë.

Për këtë arsye, ekipet zjarrëfikëse kanë hyrë në banesë nga dritarja, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të saj nga shtëpia, por fatmirësisht e moshuara u gjet me shenja jete.

E moshuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu