E padëgjuar! 103-vjeçarja e guximshme merr makinën dhe bën manovra të rrezikshme në rrugë

0

Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin e saj në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim.

Ishte ora 1 e mëngjesit kur karabinierët morën një telefonatë për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme në qendër të Bodenos. Patrulla e cila mbërriti në vendngjarje, ka lokalizuar makinën në fjalë. Surpriza e efektivëve ishte e madhe kur zbuluan se shofere ishte një 103-vjeçare.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të marrin raport mjekësor çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një ‘qortim modest’, dhe më pas e shoqëruan në banesë.

Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e kryebashkiakut të Ferrarës, Alan Fabbri, i cili tha se në vend të gjobës, do t’i jepte një medalje për guximin që ka.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu