U rrah barbarisht nga kunata dhe vjehrri i saj, flet babai i 33 vjeçares nga Lezha: I janë shkul flokët, nuk lëviz qafën

0

 

33 vjeçarja Dava Ndoji është dhunuar nga vjehrri i saj së bashku me vajzën dhe nipin por edhe dy mbesat e tij, për shkak të konflikteve mbi pronësinë e shtëpisë.

Babai i Dava Ndojës tha se vajza e tij është me hematoma, i janë shkulur flokët dhe se nuk lëviz dot qafën.

E vetmja gjë që kërkon babai i të dhunuarës është drejtësia. Ai tregon si vjehrri i vajzës i dërgoi mik në shtëpi të vëllait të tij dhe i tha që Dava do t’i marri shtëpinë.

Mirëpo, babai i të dhunuarës thotë se vajza e tij nuk kërkon asgjë tjetër veçse atë që do t’i japë gjykata.

“Jam baba i Dava Ndojës. Konkretisht, vetëm sot, e kanë sulmue vajzën teme fizikisht, vjehrri me gjithë vajzën e martume. Djali i vajzës së martume që është moshë madhore, dhe dy mbesat e vjehrrit. Dava është me urdhër mbrojtje. Vendimi i gjykatës është i formës së preme me i çue energji elektrike dhe ujë sepse janë dy muaj pa ujë dhe drita. Çelsat e shpisë nuk i ka pas Dava por vjehrri. Gjykata ka urdhrue që të ndrrohen dhomat e fjetjes. Konfliktet kanë ndiodhur qysh me datë 16 janar. Vajza është e dhunume, i janë shkul flokët, me hepatoma. Nuk lëviz qafën. Unë kërkoj vetëm drejtësinë, asnjë gjë ma tepër. Kur vjehrri i Davës ka lëshue një mik te vllai im i ka thënë Dava osht tu marrë shpinë. I kemi thonë ça të japë gjykata do marri Dava, asnjë sen tjetër“, tha babai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu