U sulmua pafund, çfarë i zemëroi fansat e Kim Kardashian nga pamja e saj

0

Kim Kardashian është vënë sërish në shënjestër nga fansat e saj, këtë herë për shkak të stilit. Ylli i televizionit ka ndarë në rrjete sociale disa foto të saj dhe një pjesë e kanë akuzuar për përvetësim kulturor për shkak të vathëve të saj të inspiruar nga kultura hindu.

Në vathët e saj bie në sy simboli kryesor i shenjtë i hinduizmit dhe kaq ka mjaftuar që fansat t’i kthehen kundër. Simboli i Om ka qenë mjaft i përdorur në Amerikë për dekada me radhë, si shumë tradita të tjera hindu siç është edhe yoga. Mirëpo fansat e Kim e kanë akuzuar për “vjedhje” të elementëve të trashëgimisë së tyre.

“A duhet ta përmendim faktin se Om është një simbol i shenjtë i hinduizmit dhe jo thjesht një aksesor”, ka komentuar dikush në Twitter.

“Kim që mban simbolin tim të shenjtë pa ja pasur idenë se çfarë kuptimi ka. Sjellje e zakonshme e Kardashian-ve”, ka shkruar një tjetër.

Ndërsa të tjerë i kanë dalë në mbrojtje Kim Kardashian, duke u shprehur se ajo thjesht ka promovuar kulturën hindu.

Ndërkohë në episodin e fundit të “KUWTK”, Kim Kardashian ka folur në lidhje me divorcin e saj nga Kanye West.

”Thjesht sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më. Pse jam akoma në këtë vend ku jam mbërthyer prej vitesh. Mendoj se ai meriton dikë që do të mbështesë çdo lëvizje të tij dhe ta ndjek nga pas në të gjithë vendin. Unë nuk mund ta bëj këtë gjë”, u shpreh Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here