U tha se ishin të divorcuar? Donald e Melania shfaqen mes ovacioneve në festën e Pashkës në Florida

0

Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e tij e parë përshëndetën besimtarët katolikë në një event madhor të Pashkëve dje në kishën Christ Fellowship në Palm Beach, Florida, ku u pritën me ovacione nga pastor Todd Mullins.

Fotot e Donald Trump e Melania Trump u shpërndanë nga pjesëmarrësit në event, pasi nuk kishin njoftuar për ardhjen në shërbesën e të dielës.

Çifti i famshëm qëndroi në radhën e parë të meshës festive në kishën e Florida.

Pastori Todd Mullins mirëpriti çiftin duke thënë se ishte “privilegj” të prezantonte ish-presidentin dhe zonjën e parë.

Pas prezantimit të çiftit, i cili është përfolur për divorc të mundshëm nga mediat pas humbjes së Donald në zgjedhjet presidenciale, dyshja u kthye nga turmat dhe i përshëndetën me dorë.

Rreth 1500 pjesëmarrësit brohoritën për çiftin, teksa pastori Mullins tha: “Ne gjithmonë mirëpresim këto që dëshiron t’i bashkohet festës së ringjalljes së Krishtit në kishën tonë.”

“Këtë vit, shpresojmë që mesazhi i shpresës dhe shpëtimit të Jezusit të përhapet sa më shumë, dhe është një privilegj të mirëpresim presidentin dhe zonjën Trump”.

Në event asnjë nga pjesëmarrësit nuk dukej se mbante maska dhe çifti Trump u takuan lirisht me besimtarët.

Në mesazhin e tij të Pashkës më 4 prill, Donald tha se i uronte festën të gjithëve madje edhe kundërshtarëve të tij të cilët i quante “Të Çmendur”.

Në një deklaratë të publikuar nga rrjeti Save America PAC, Trump tha: “Gëzuar Pashkën të gjithëve, duke përfshirë dhe të çmendurit e majtë radikalë, që manipuluan zgjedhjet tona presidenciale e që duan të shkatërrojnë vendin!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu