Uji shkatërroi gjithçka / Pamje nga moti i keq në Greqi

0

Pamje tronditëse të marra nga ajri tregojnë shkallën e shkatërrimit që ka lënë pas moti i keq në Karteros, Heraklion.
Pamjet janë publikuar në faqen “Zjarrfikësit e Prefekturës Heraklion” dhe tregojnë sesi uji ka shkatërruar shtëpi dhe ka “pushtuar” sipërfaqe të tëra toke.
Tetë shoferë mbetën të bllokuar si pasojë e motit të keq, të cilët më në fund arritën të lirohen dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa trafiku nuk mungoi nga shoferët që humbën kontrollin e automjeteve të tyre.
Intensiteti i ujit shkaktoi dëme të pallogaritshme në rrugë, si dhe në shumë makina, shtëpi dhe prona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu