“Unë jam mafia”/ ILD niset drejt Elbasanit, çfarë do hetojë në zyrën kryegjyqtares

0

 

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar drejt gjykatës së Elbasanit për t’u njohur nga afër në lidhje me çështjen e shpërthyer në media, mbi videot e postuar nga kryetarja e këtij institucioni, Enkeleda Kapedani.

Mësohet se për rastin e gjyqtares, grupi i ILD-së do të bëjë foto ambienteve të zyrës së Kapedanit për të vërtetuar nëse janë realizuar brenda institucionit që ajo drejton ose jo.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistratës për rastin”, thuhej në njoftimin e këtij institucioni.

Vetë Kapedani ka deklaruar se nuk është përdoruese e aplikacionit Tik Tok dhe se videot e saja janë keqpërdorur dhe se dikush po kërkon të hedhë baltë mbi të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu