Ura Gjocaj mbi lumin Shkumbin në qytetin e Peqinit përbën rrezik për jetën e banorëve për shkak të gjendjes tejet të degraduar. Por çështja është më serioze për faktin se Bashkia e Peqinit nuk disponon fonde për ta rikonstruktuar.
Sipas zotit Leonard Elezi-Përgjegjës i Shërbimeve Publike Peqin kjo urë nuk administrohet nga Ministria e Infrastrukturës, por është në varësinë e Bashkisë së Peqinit, duke e lënë problemin jetim dhe pa ofruar asnjë zgjidhje. Për shkak të mungesës së fondeve ato janë përpjekur të mirëmbajnë urën e duke mos e dëmtuar atë.
Ndërkohë banorët e zonës janë të shqetësuar për jetën që i rrezikohet sa herë kalojnë në këtë urë.Qytetarët udhëtojnë çdo ditë disa km për të shkuar në vendin e punës, në fshatin Gjocaj e të tjerë për shërbimet e tyre personale. Ato rrëfejnë për InfoWebTv se gjendja e urës në të cilën ata kalojnë, është alarmante.
Ura bën lidhjen e Njësisë Administrative Gjocaj me rreth 7 mijë banorë, me qytetin e Peqinit me një popullsi prej 26 mijë banorësh, shumë prejt të cilëve lëvizin në mënyrë të përditshme mbi këtë urë, për të kryer aktivitetet e tyre.