Urgjenca në kolaps, nuk ka shtretër për të sëmurët, një burrë shihet i shtrirë në dysheme

0

Gjendja në shërbimin spitalor në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar, e veçanërisht në shërbimin e urgjencës ku mungojnë kapacitetet.

Ka qenë kreu i PD-së Berisha ai që ka postuar një foto, ku shihet një qytetar i shtrirë në dysheme, për shkak të mungesës së shtretërve.

“Gjendje katastrofë në Urgjencën e QSUT-së! Nuk ka shtetër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme. Shtrati shitet me 10 mijë lekë. Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë!”, shkruan Berisha teksa fton qytetarët ta lexojnë, mesazhin e dërguar nga njeri prej tyre bashkë me këtë foto dramatike.

Në mesazh thuhet:

Doktor, mirëmëngjes. Më erdhi sot në mëngjes.  Denoncoje po munde.

Ky është një skandal që ka ndodhur dje pasdreke tek Urgjenca e QSUT-së ku një punonjëseje të një fasonerie në Tiranë i ka rënë të fikët në orarin e punës brenda në një fasoneri ku lagështira dhe temperaturat arrijnë 36-38 gradë.

Në Urgjencën e QSUT-së, njerëzit janë të shtrirë në dysheme, mungojnë shtretërit, mungon personeli, mungojnë ilaçe e çdo gjë. Kjo vajzë ka paguar 10 mijë lekë (të vjetra) për ta shtrirë në atë krevat që duket në fotot që më dërgoi,” nënvizoi denoncuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu