Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet 46 vjeçari

0

Policia e Sarandës ka vënë në pranga këtë të diel një 46 vjeçar i cili ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

I arrestuar është shtetasi me inicialet B.K, banues në Sarandë, ndërkohë materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi:

Sarandë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Sarandë u bë kapja dhe ndalimi me inisiativë i shtetasit  B. K., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për për veprën penale “Dhuna në familje”.