Vajza e Bashkim Finos emërohet zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

0

Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino është emëruar ditën e sotme zv/ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në këshillin e ministrave.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu