Vajza e Mirush Kabashit prek me fjalët për të atin: ‘E vetmja betejë në jetë që nuk fitoi dot!’

0

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, është përcjellë sot më 6 dhjetor për në banesën e fundit, pas mbajtjes së homazheve në Muzeun Kombëtar në kryeqytet. Ai u nda nga jeta në orët e para të ditës së martë, teksa luftonte me një sëmundje të rëndë prej 5 vitesh, por nuk ka arritur dot ta fitojë betejën me jetën.

Nga Muzeu Kombëtar ku u mbajtën homazhet në nder të tij, vajza e artistit të ndjerë, u shpreh se i ati nuk e priste vdekjen dhe se kjo ishte beteja e parë që aktori ka humbur në jetë.

“Është akoma e pabesueshme për ne. Ai ishte mësuar t’i fitonte të gjithë betejat e tij, por nuk ia doli me këtë të fundit. E ndjej kudo akoma, e kam të vështirë ta pranoj ikjen e tij, e di që nuk do iki sepse ka lënë një vepër të madhe. I jemi shumë mirënjohës të gjithëve, sidomos publikut të thjeshtë që ai e donte shumë edhe i vlerësonte njerëzit. Na u desh ta ndanim midis publikut të thjeshtë, skenës, artit të tij që nuk ishte më profesion, por jeta e tij. Edhe në shtëpi përsëriste gjithë kohës duke përsëritur tekstet e tij. Shkëputej, ishte aty me ne, na dedikonte kohë patjetër, me mamin ka qenë gjithmonë shumë afër, nuk ishte njeriu i kafeneve e lokaleve, ishte njeriu i fjalëve të pakta, përzgjidhte ku shkonte dhe e dilte shumë në skenë sepse nuk donte të bëhej bajat. Nuk ngjitej në çdo skenë, përveçse atyre që i përkonin vlerave dhe parimeve të tij. Kishte parime të forta, idealist, më i fortë se ideali vetë”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu