Vajza nga Elbasani dërgon nënën te zonja Eni. Dorina: Unë me 4 tuba në bark, s’u kujtua njeri! Nëna: Kam burrin e paralizuar. Ja halli i tyre?

0

Nashiferi është nëna që është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga vajza e saj, Dorina. Ajo shfaqet e ngashëryer në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe mes dhimbjes, thotë se është një hallexhie.

Përveç vajzës, Dorinës e cila është e sëmurë me kancer në shtyllën kurrizore, bashkëshorti i Nashiferit është i paralizuar prej 25 vjetësh.

Nashifer: Nëna nuk është për televizione! Nëna jam me 100 halle! Nëna jetoj me një burrë të paralizuar që i shërbej prej 25 vjetësh. Nëna nuk është për të zgjidhur halle. Unë jam një hallexhie që të më ndihmojnë t’i zgjidh hallet.

Ardit Gjebrea: Paske edhe babain me probleme?

Dorina: Po, babai im ka 30 vjet i paralizuar.

Ardit Gjebrea: Me sa po shoh, hallet i paskan rënë…

Dorina: Unë zoti Ardit, kam qenë jetime me prindër gjallë!

Nashiferi hyn në studio e përlotur dhe e revoltuar ndaj faktit që Dorina e ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit.

Nashifer: Ti ke sjellë nënën tënde këtu? Më solle në gjyq para të gjithë shqiptarëve? Të më shohë e gjithë bota, të më gjykojë mua? Si ka mundësi Dorina?

Dorina është ndierë përgjatë gjithë jetës së saj e neglizhuar nga prindërit. Në fillim të rubrikës së “Shihemi në Gjyq” ajo tregoi se është në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi vuan nga një lloj i rrallë kanceri në shtyllën kurrizore. Veç kësaj, shqetësimi i Dorinës është se ka mbetur mes 4 rrugëve dhe për këtë, ka thirrur nënën, Nashiferin në rubrikën e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Nga ana tjetër, Nashiferi veç vajzës, ka edhe burrin të paralizuar prej 25 vjetësh. Gjatë martesës, i është dashur të kujdeset edhe për familjen e bashkëshortit, për vjehrrën që ishte shtatzënë njëkohësisht me të dhe për kunatën që erdhi në jetë. Nashiferi i di mirë vuajtjet e vajzës së saj, por thotë se nuk ka patur mundësi të bëjë më shumë.

Dorina: Unë nuk kam çfarë të them për këtë familje. Jo se… gjëja kryesore dhe ajo që mua më shqetëson më shumë është që unë kam ngelur mes 4 rrugëve.

Ardit Gjebrea: Pse?

Dorina: Po sepse unë e dija që shtëpinë ku ne banonim ishte e jona, ishte e babait tim por në fakt më del xhaja, më del hallat e kërkojnë pjesë në shtëpi. Unë nuk kam mbështetje. Ta thashë, unë jam një njeri që kam lindur dhe jam rritur jetime me prindër gjallë!

Eni Çobani: Arsyeja pse e thua këtë se është shumë e rëndë kjo?

Dorina: Kam qëndruar 4 vjet me tuba në bark dhe e gjitha sepse mamaja ime kishte hall të kujdesej për vjehrrin, vjehrrën dhe për babin. Rriti edhe kunatën e vogël se qe shtatzënë vjehrra me nusen përnjëherë. E rriti, e edukoi, e rriti bashkë me ne. Për mua nuk u kujtua në një moment. S’u kujtuan as njëri, as tjetri, thoshin hë se s’ka problem.

Nashifer: Nuk është e vërtetë!

Dorina: Ti e di shumë mirë, ty mjekët të thanë…

Nashifer: Dëgjo nënën tënde!

Dorina: Ma, ty mjekët të thanë që Dorina është një mrekulli që është gjallë!

Nashifer: Po, është e vërtetë!

Dorina: 10 operacione, 10 thika në trup!

Nashifer: Është e vërtetë dhe unë bëra sa kisha mundësi bija e nënës!

Dorina: Po si s’kishe mundësi?

Nashifer: Po kë mbajta unë? Mbajta gjyshin tënd, gjyshen tënde, hallën tënde, gjakun tënd!

Dorina: Ç’më intereson mua? Unë sot jam mes 4 rrugëve për fajin tënd!

Nashiferi përpiqet t’i shpjegojë Dorinës se ka jetuar në një familje prej 8 vetësh dhe i duhej të mendonte për gjithçka, edhe për t’ia dalë mes varfërisë. Dorina e pranon këtë dhe shton se ajo mban mend se si visheshin me rroba të dorës së dytë, si i lejohej të merrte vetëm 50 lekë me vete në shkollë apo që gjatë viteve të universitetit e kalonte ditën me një shishe ujë që merrte në shtëpi. Për të gjitha këto, ajo vazhdon t’i thojë nënës se duhet të kishte ngritur zërin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu