Vajza nga Gramshi fiton vendin e tretë në konkursin e pikturës së organizuar nga Ministria e Arsimit. Ja urimi i Ministres Kushi

0

 

Urimin më të veçantë për Festat e Nëntorit dua ta përcjell përmes fituesve të konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”.

Gjatë këtij muaji kemi postuar fotot e përzgjedhura mes mijërash që na kanë ardhur në e-mailin tonë, në katër albume. Albumi i parë me nxënësit e arsimit fillor (klasat 1-5), albumi i dytë me nxënësit e arsimit të mesëm të ulët (klasat 6-9), albumi i tretë me nxënësit e arsimit të mesëm të lartë (klasat 10-12) dhe një album të veçantë dedikuar vetëm Festave të Nëntorit.

Këta artistë shumë të talentuar i kanë bërë gjatë këtij muaji promovimin më të veçantë Shqipërisë sonë të bukur, por kanë përcjellë gjithashtu vlerat më të larta të atdhedashurisë, nderimit të flamurit, figurave historike, simboleve tona më të dashura si dhe ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e popullit tonë.

Këto piktura do t’i gjeni të ekspozuara edhe në hollin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila do të jetë e hapur për një javë gjatë muajit dhjetor për të gjithë të interesuarit, sigurisht në zbatim të të gjitha masave anti-COVID.
Gëzuar Festat e Nëntorit!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu