Lajmi i fundit/ 3 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve në Elbasan. Shkon në 68 numri

0

Tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet fjalë për një 57 vjeçar, një 79 vjeçar dhe një 77 vjeçar, të cilët ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh.

Të tre ata janë nga qyteti i Elbasanit. Me vdekjet e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Elbasan pshkon në 68.

Ndërkohë, një 60-vjeçar nga Kurbini u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” pak pas mesnatës së djeshme duke humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu