Vaksina Kineze, Shqipëria nënshkruan marrëveshje me kompaninë turke!

0

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për të siguruar vaksina kineze anti Covid.

Mësohet se qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., nëpërmjet të cilës do të sigurojë vaksinat e prodhuara në Kinë.

Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina. Sipas Aktit Normativ marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Burimet bëjnë me dije se do të vijë një sasi e madhe dozash në Shqipëri nga distributori turk,do të nisë një vaksinim masiv i popullsisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu