‘Bombat’ s’kanë fund:Tea dhe Bearti i japin fund lidhjes që u komentua nga të gjithë, këto janë provat

0

Çifti Tea dhe Beart u bënë kryefjalë e medias rozë dhe e rrjeteve sociale pasi u zbulua si një skandal nga “Përputhen” ku konkurrentja doli si çift me Andin, por gjithçka ishte një gënjeshtër.

Por prej pak ditësh po përflitet se Tea dhe Bearti janë ndarë dhe shkak janë bërë postimet e tyre në Instagram. Së fundmi Tea, Bearti, mamaja dhe motra e Beartit dhe shoku i ngushtë i Teas u nisën drejt Turqisë për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo në një bashkëbisedim me ndjekësit, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ ka treguar se nuk është e lumtur dhe se nuk e ka festuar ditëlindjen.

Në postimet e saj nuk është parë askund Bearti dhe për më tepër, ajo ka publikuar një foto me shkrimin “Bëje veten të lumtur”.

Pas Teas, Bearti bëri një postim si kundërpërgjigje ku shkruhej: “Si një Akrep, njerëzit se kuptojnë sa i mirë je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.

Veprimet e fundit të tyre kanë nxitur edhe më shumë dyshime se janë ndarë. Tea dhe Bearti Tea kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë që s’janë më bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu