Vandalët e Partizanit dhe Tiranës shkatërrojnë qytetin e Elbasanit

0

Vandalët e mbërritur nga Tirana kanë shkatërruar sot qytetin e Elbasanit.

Trazirat mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës kanë nisur pa filluar ndeshja. Ata kanë sulmuar njëri-tjetrin me gurë, sende të forta, flakadanë e mjete mprehëse.

Veç  përleshjeve të përgjakshme mes njëri-tjetrit, vandalët kanë nisur trazirat në qytet duke thyer xhamat e lokaleve dhe makinave, shkatërruan karrike, tavolina e gjithçka u dilte përpara.

Lokali i Hamamit tek Turizmi u shkatërrua plotësisht nga nga një grup prej 50 vetësh.

Si pasojë e këtyre përleshjeve paniku dhe frika kanë përfshirë Elbasanin. Qytetarët janë larguar të trembur nëpër banesa ndërsa policia e ka pasur të pamundur që të parandalojë trazirat.

Besohet se nga kjo përleshje ka pasur mjaft të plagosur pasi nëpër rrugë dhe lokale shihen njolla gjaku.

Pamjet e siguruara ekskluzivisht nga infoweb.tv dhe infoelbasani.com dëshmojnë katrahurën e shkaktuar nga tifozeria e “çmendur” e ardhur nga kryeqyteti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu