Varhelyi: 145 mijë doza të vaksinës janë një dhuratë nga ne, për t’ju treguar që…

0

 

“Mirëmëngjesi të gjithëve, mirëmëngjesi zoti kryeministër, faleminderit që na keni pritur këtu. Është një ditë e mrekullueshme për Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për Shqipërinë.

Jam shumë i kënaqur që kam ardhur këtu për të përfunduar një proces të dorëzimit të vaksinave për Shqipërinë. Është një moment ku ne tani duhet të kërkojmë të dalim nga pandemia. Për ne është prioritet që fqinjët tanë, të kenë vaksina dhe të vaksinohen sa më shpejt.

Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat jo vetëm që po i sjell BE por edhe janë 100% të financuara prej nesh. Kjo është një dhuratë e jona për ju, për t’ju treguar që ju keni rëndësi për ne. Nuk do t’a kishim mundur t’a bënim këtë gjë pa ndihmën e qeverisë austriake.

Dëshiroja të falenderoja kancelarin Kurz dhe ministrin e jashtëm të cilët kanë bërë të pamundurën gjithë kohës që kjo të bëhej realitet. Ky lloj bashkëpunimi tregon vlerën e skuadrës europiane dhe tregon cfarë mund të bëjë BE kur bëhemi bahkë. Ju e mbani mend që ne jemi përpjekur të ndihmojmë me gjithcka që kishim mundësi që prej vitit të kaluar. Me maska, me respiratorë, me përmirësim të infrastrukturës së spitaleve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu