VD/Zjarr në një qendër tregtar në Hong-Kong, njerëzit bllokohen në çatinë e godinës

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Hong Kong, ku qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në Qendrën Tregtare Botërore të qytetit, si pasojë e një zjarri të fuqishëm që ra brenda saj.

Sipas mediave vendase, më shumë se 300 njerëz janë bllokuar në çatinë e ndërtesës dhe të paktën 12 persona janë lënduar, ndërkohë që, zjarri shpërtheu në orën 12:37 pasdite me kohën lokale në një dhomë përpara se të çante skelat e ndërtesës.

Një oficer policie në vendngjarje vlerësoi numrin e personave të bllokuar në çati në 350 dhe tha se 100 persona të tjerë prisnin të shpëtoheshin në një platformë në katin e pestë të ndërtesës.

Zjarri është ende aktiv dhe niveli i alarmit është ngritur pasi zjarrfikësit përpiqen të shpëtojnë disa njerëz duke përdorur shkallët e urgjencës, ndërkohë 150 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa 38-katëshe në Causeway Bay.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu