Vdekja e 28-vjeçarit nga Lushnja në Bypass-in e Vlorës, Berisha takon familjarët e të riut: Fjalët nuk shprehnin dot …

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në banesën e Klajdi Kajës, që humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Bypass-in e Vlorës ku kamioni ku si pasojë e rrëzimit të kamionit, humbën jetën Armand Beu dhe Klajdi Kaja.

Berisha së bashku me Luçiano Boçin dhe kryetarin e PD te Lushnjes z Eduard Sharka kanë qenë në banesën e viktimës, për të shprehur mirënjohjen e thellë për Klajdin, që ishte edhe kryetar i FRPD

Postimi i Berishës:

Ngushellim ne familjen e Esat Kajes!

Miq, mbreme isha ne familjen Kaja ne Bubullime, Lushnje per te shprehur ngushllime per yllin e familjes, Klajdin qe u nda nga jeta ne moshen 28 vjeçare ne nje aksident ne pune dhe zhyti ne zi te thelle e dhimbje te madhe prinderit, motra dhe te gjithe familjen por edhe demokratet ne mbare vendin.

Une shkova per ngushellim me deputetin Luan Baçi dhe kryetarin e PD te Lushnjes z Eduard Sharka per te ndare dhimbjen, hidherimin dhe zine me kete familje fisnike dhe per te shprehur nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle per djalin e tyre Klajdin te riun demokrat, punetor, te dashur, te mençur, entuziast, kryetarin e Forumit Rinor te PD Lushnje.

Fjalet nuk shprehnin dot ate qe ndjenin zemrat ne kete mort te rende. Por i ati Esat Kaja, nena dhe motrat e Klajdit xhaxhai dhe e gjithe familja e tij qendronin me dinjitet dhe fisnikeri te veçante duke nderuar keshtu veten dhe birin e shpirtit Klajdin e tyre te dashur.

Ne lutemi se bashku me ta qe shpirti i engjellit te tyre Klajdit te pushoje i qete midis engjejve dhe ata prinder, motra, familjare te nderuar te gjejne forcen per te perballuar mungesen e perhershme te djalit te tyre. Ngushellme!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu