Zbardhet takimi i fundit mes Putin dhe Prigozhin, presidenti rus i bërtiti për tre orë

0

RUSI- Gazeta italiane La Repubblica ka zbardhur një takim që ka zhvilluar shefi i Kremlinit me kreun e vdekur të Wagnerit Yevgeny Prigozhin, pak pas rebelimit të armatosur të tij.

Prigozhin e besonte veten “të pathyeshëm”, ai kishte vendosur “të ishte i pavdekshëm”.

Pas tentativës për rebelim nga paraushtarakët kundër Moskës qershorin e kaluar, Prigozhin dhe komandantët e tjerë të Wagner u thirrën në Kremlin – kujton një nga burimet, ku Vladimir Putin “u bërtiti atyre për tre orë”.

Ndoshta Prigozhin mendoi: “Nuk na vrau menjëherë, kështu që nuk do ta bëjë kurrë”. Fjalë që duket se aludojnë për përgjegjësinë e Kremlinit në rrëzimin e avionit që i kushtoi jetën Prigozhinit. “Të gjithë e prisnim,” thotë një veteran i Wagnerit, “por thjesht duhej të kuptonim se kur.” Me marshimin drejt Moskës, Prigozhin “nënshkroi dënimin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu