Vdekja e vajzës 3-vjeçe në spital, babai: Mjeku më tha ka virozë, dua drejtësi

0

Vajza 3 vjeçe e familjes Islami në Elbasan humbi jetën 6 ditë më parë në urgjencën e spitalit, pasi kishte disa ditë me komplikacione shëndetësore. Babai i të miturës në një intervistë ekskluzive për Syri Tv kërkon nga drejtësia shqiptare të zbardhë ngjarjen pasi edhe pse kanë kaluar disa ditë ende nuk ka një përgjigje konkrete.

Vajza e mitur e familjes Islami ndërroi ndërroi jetë në urgjencën e spitalit të Elbasanit 6 ditë më parë, por ende familjarët nuk kanë një shkak se përse ndodhi ngjarja e rëndë.

Babai i të miturës Agim Islami në një intervistë ekskluzive gazetarin e Syri Tv Migen Sejdini, tregon të gjithë momentet e natës së 16 janarit.

Agim Islami, babai i vajzës fatkeqe, apelon që drejtësia të gjejë shkakun sa më parë pasi është e pashpjegueshme ende se përse vajza e tij humbi jetën.

Për vdekjen e vajzës së mitur në spitalin e Elbasanit Prokuroria po heton në gjendje të lirë mjekun e urgjencës së pediatrisë.

Sipas policisë, vajza e mitur dyshohet se humbi jetën për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor, ndërsa në pyetje është marrë dhe mjekja që vizitoi më herët të miturën duke e cilësuar diagnozën si: virozë të stinës, në një kohë kur ajo ka patur probleme me mushkëritë, nga bronko-pneumonia.

“Për vdekjen e vajzës unë si prind dyshoj te temperatura. Para dy vitësh e vizitoi doktori dhe tha nuk ka gjë. Unë nuk e njoh personalisht, atë ditë e kam parë. Doktori po e vuri aparatin këtu e kupton që është sëmurë. Ka virozë tha”. 

Çfarë pret nga drejtësia?
Goca nuk vjen më. Këtë e di. Goca ime do ta bëjë drejtësinë? Ndoshta e bën. Mund t’i hidhja nga kati i 4 ata, por le t’i hedhë shteti, n.q.s kanë bërë vrasësin e gocës time.

Ju kërkoni mjekun përgjegjës?
Dua shkakun pse vdiq. E merr ai që e ka vizituar 2-3 ditë para, të ndiqet penalisht, ndoshta i ka dhënë mjekim të keq. E kam dërguar në datën 16, e ka pritur doktor Gentian Alla. Goca kishte pak kollë, i thash infermieres t’i bëjë avull, e mori ajo dhe u qetësua. Mora nusen dhe gocën me makinë dhe shkova te farmacia e më dha ilaçet. Ishte e diel. Të hënën dhe të martën ishte mirë goca. Të martën pasdite gocës i nxihet buza, më merr nusja në telefon nusja. Vij dhe e çoj gocën në spital. Ata nuk i bënë asnjë vizitë. I morën gjakun dhe e futën në serum. Goca për 5 minuta nuk foli, mbylli sytë. Sa shkova i matën temperaturën, e kishte 36.7. Nga ora 19:30 e deri në orën 22:00 ata nuk ia matën më temperaturën, goca po bëhej akull. Nuk i bënë asnjë vizitë, direkt serumin dhe oksigjenin. Në orën 22:00 më thanë shpejt ta çojmë në Tiranë. I hoqën serumin goca nuk merrte frymë, erdhi doktoreshë Irena i bëri ultrakorten, goca nuk merrte frymë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu