Vdes foshnja 5 muajshe, i ra sipër një burrë që donte të vetëvritej

0

Një foshnjë pesë muajshe gjeti vdekjen pasi një burrë që donte të vetëvritej u hodh nga kati i 17 i një pallati duke rënë mbi karrocën e bebit dhe duke vdekur të dy para nënës së foshnjes.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në qytetin jug-perëndimor të Voronezh , në Rusi dhe u kap nga një kamera mbikëqyrëse në rrugë.

Pamjet tregojnë një nënë që po shtynte karrocën duke ecur së bashku me foshnjën e saj Ilya brenda kur ndodhi ngjarja e tmerrshme.
Ajo kthehet që të kalojë nga ana tjetër e rrugës, kur burri bie në karrocën e fëmijës duke e bërë copa dhe foshnja bie në tokë.

“Njeriu që ra mbi karrrocën e foshnjes vdiq, bebi vdiq në ambulancën që po transportohej” bën me dije një nga personat në vendngjarje.

Njerëzit në vendngjarje të shokuar nga ngjarja lajmëruan ambulancën.