Vdes në aksident, ndërsa po shkonte në punës shqiptari në Itali. Emri, Foto

0

ITALI- Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Marca, Itali. Një shqiptar 40-vjeçar me inicialet S. G., i cili po udhëtonte me një motor, është aksidentuar nga një furgon. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, shkruajnë mediat italiane, aq sa shqiptari ka ‘fluturuar’, gati 50 metra. Ai ka humbur edhe kaskën gjatë këtij aksidenti të rëndë.


Saimir Gjinika

Shqiptari, Saimir Gjinika, 40-vjeç me origjinë shqiptare, por banues në San Biagio, është përplasur me dhunë në anën e djathtë të një mjeti tip Fiat Punto, i cili vinte nga drejtimi i kundërt i lëvizjes dhe u kthye majtas pa e kuptuar se mjeti po afrohej. Ai u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit Ca’ Foncello në Treviso, por ndërroi jetë në spital. 40 vjeçari, një punonjës i Atena, një kompani në zonën e Carbonera, ishte rrugës për në punë: kolegët e tij, kur ai nuk u shkoi në punë, e kuptuan shpejt se çfarë kishte ndodhur.

Tashmë, Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për vrasje në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu