Vdes në mënyre tragjike 45-vjeçari në Skrapar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Skrapar, ku një 45-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë pasi u zu nga një masiv gurësh, ndërsa nxirte mermer nga shkëmbi. Nga kjo ngjarje, blutë kanë vënë në pranga inxhinierin J.K, 59-vjeç.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë'”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu