Vaksinimi me “Sinovac”, flasin policët në Kukës që morën dozën e parë

0

Kanë folur policët e parë që morën dozën e vaksinës kineze në Kukës. Për mediat, efektivët e policisë bashkiake thanë se ndihen më të sigurt pasi u vaksinuan, duke kujtuar se ata janë një nga profesionet më të rrezikuara nga Covid-19.

Më herët ditën e sotme nisi vaksinimi në Tiranë dhe Kukës, njëkohësisht. Siç u bë me dije më herët, në Kukës do i nënshtrohen vaksinimit 165 efektivë të komisariatit dhe 22 të policisë bashkiake.

Ndërkohë në Tiranë pritet që të vaksinohen 500 policë, pasi qëllimi i qeverisë është që 3000 efektivët të vaksinohen të enjten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu