Rama jep lajmin e mirë: Për pak ditë hapet spitali në Fier,

0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë ditën e sotme, lidhur me spitalin e ri Rajonaj të Fierit. Kreu i qeverisë tha se spitali që është investuar nga Turqia do hapet për pak ditë, ndërsa bëri me dije se janë mbi 400 aplikantë që kërkojnë të punësohen.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.

Sipas njoftimit të bërë më herët, spitali në Fier pritet të hapet në javën e tretë të këtij muaji, ndërsa kujtojmë se ky projekt iu premtua Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se do të ndërtohet përpara zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu